Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Teologu tregon pse trupi i haxhiut nga Podujeva që vdiq në Qabe nuk mund të kthehet nga Arabia

Teologu tregon pse trupi i haxhiut nga Podujeva që vdiq në Qabe nuk mund të kthehet nga Arabia

Muharrem Gashi nga Podujeva, ka vdekur në Mekë, ku këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan për ta kryer haxhin.

Sipas njoftimit të BIK-ut, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së BIK-ut.

“Fati i tij ishte i tillë që të vdesë dhe ta varroset në Meke”, ka deklaruar Flugaj në RTV Dukagjini.

Teologu tregon edhe për rastet e së kaluarës kur haxhilerët nga Kosova kanë ndërruar jetë në vendin e shenjtë.

“Ka pasur raste edhe më herët. Janë munduar që të tërheqin kufomën por ka pasur problem shumë të mëdha sepse shteti i Arabisë Saudite nuk lejon. Ata i kanë vendet e posaçme ku varrosen haxhilerët pasi një numër i tyre, ata që e kanë caktimin e Zotit vdesin në Qabe”.

Flugaj thotë se nëse familjarët do të kërkonin të tërhiqnin trupin e të vdekurit procedurat janë shumë të vështira.

“Është pothuajse e pamundur tërheqja e kufomës nga Arabia Saudite”, ka deklaruar Flugaj i cili thotë se familjarët nuk kanë ndonjë pengesë për të vizituar varrin e familjarit të tyre në varrezat e dedikuara për haxhilerët që kanë ndërruar jetë.