Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policor.

Rasti nga policia është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh.