Një burrë u ndalua dje në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi tentoi të udhëtojë me pasaportë të një personi tjetër.
Policia informoi se pasaporta e keqpërdorur u konfiskua.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. /TV Arbëria