Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tentoi të fuste në Shqipëri 18,000 euro pa i deklaruar, ndalohet nga policia 36-vjeçari nga Mamusha e Kosovës

Tentoi të fuste në Shqipëri 18,000 euro pa i deklaruar, ndalohet nga policia 36-vjeçari nga Mamusha e Kosovës

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u kap nga Policia Kufitare e Morinës duke duke tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ndaloi automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. M., në hyrje të Shqipërisë, për një kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit, shuma e parave u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë. Shtetasi D. M., banues në Mamushë, Kosovë, u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme.