Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tentoi ta dhunojë një grua në Vushtrri, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt

Tentoi ta dhunojë një grua në Vushtrri, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt

Një dhunim në tentativë dyshohet se ka ndodhur të martën në Vushtrri.

Një grua dyshohet se është tentuar të dhunohet nga një burrë, i cili po ashtu e ka kanosur viktimën.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të kryej veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare,  Po ashtu i dyshuari e kishte kanosur viktimën. Lidhur me rastin është informuar prokurori.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e PK-së.