Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tentim vrasje pranë Stacionit të Trenit në Fushë Kosovë – 34-vjeçari i shpëton atentatit, i dyshuari ndalohet për tentim vrasjeje

Tentim vrasje pranë Stacionit të Trenit në Fushë Kosovë – 34-vjeçari i shpëton atentatit, i dyshuari ndalohet për tentim vrasjeje

Një sulm me thikë pranë Stacionit të Trenit në Fushë Kosovë ka përfunduar me një person të plagosur dhe një tjetër në prangat e Policisë, nën dyshimin për tentim vrasjeje.

Sinjali mëson se i dyshuari është Bujar Baca, 46 vjeçar, ndërsa viktimë Behar Berbatovci, 24 vjeçar.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të Stacionit të Trenit në Fushë Kosovë.

Viktima është paraqitur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka raportuar se ishte sulmuar me thikë nga një person i dyshuar.

Menjëherë pas raportimit, ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Burimet bëjnë të ditur se, pas trajtimit mjekësor, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas veprimeve intensive hetimore, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Bujar Baca, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të sulmit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.f