Një tentim-vrasje dyshohet se ka ndodhur pas mesnate në Rahovec.
Një person ka raportuar në polici se është qëlluar nga një plumb, për të cilin thotë se nuk e di nga cili drejtim i ka ardhur.
Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori.”, thuhet në njoftimin e PK-së.