Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Tentim vrasje në Obiliq, i dyshuari në arrati-policia jep detaje

Tentim vrasje në Obiliq, i dyshuari në arrati-policia jep detaje

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Obiliq, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa i njëjti aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.