Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tentim vrasje në Gjilan – arrestohet i dyshuari

Tentim vrasje në Gjilan – arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Siç njofton policia, njëri nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i Kosovës pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj nga Kosova. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria