Një person ka raportuar në stacionin policor në Shtime se tijështë qëlluar me armë zjarri.
Viktima ka thënë se i dyshuari ka gjuajtur katër herë në drejtim të tij, teksa një herë e ka goditur në këmbë.
Policia ka njoftuar se po e heton rastin.
“Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.”, thuhet në njoftim.