Zhvillim i ri në rastin e tentim-vrasjes që kishte ndodhur më 9 maj 2025 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, mëson Sinjali.
Për këtë rast dyshohej Leondrit Kryeziu, ndërsa viktimë kishte mbetur Edon Qibukqiu.
Sipas burimeve, pas ngjarjes i dyshuari kishte qenë në kërkim nga Policia dhe, pavarësisht kontrolleve në disa lokacione dhe në adresën e tij të banimit, nuk ishte arritur të lokalizohet, duke qëndruar rreth një vit në arrati.
Më 29 prill 2026, Kryeziu është paraqitur vetë në Njësinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati mbrojtës. Ai është intervistuar në prezencë të avokatit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vazhdim.