Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tentim grabitje në Prishtinë, Policia jep detaje

Tentim grabitje në Prishtinë, Policia jep detaje

Një tentim grabitje ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për TV Arbëria, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, tha ajo./TV Arbëria./