Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tensionet në Lindjen e Mesme, ja si ndikojnë në ndryshimin e çmimit të naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja si ndikojnë në ndryshimin e çmimit të naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se po ndikojnë jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit në disa vende, por edhe në ndryshimet e ekuilibrave ekonomikë.Një ndër efektet që sulmet e vazhdueshme po japin është rritja e çmimit të naftës, nga ku mund të themi se çimi standard është rritur me një dollar.

Një fuçi naftë tani kushton 74.95 dollarë, afër pikës më të lartë që nga fillimi i muajit.Importuesja kryesore e naftës, Kina njoftoi brenda natës një plan të ri për të rritur edhe më shumë ekonominë e saj.

Një ekonomi më e madhe kineze do të nënkuptojë më shumë kërkesë për naftë, gjë që ndihmoi në rritjen e çmimeve.