Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tensione pas ndeshjes Vushtrria – Drita, “Forca” tenton të sulmojë “Intelektualët”

Tensione pas ndeshjes Vushtrria – Drita, “Forca” tenton të sulmojë “Intelektualët”

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja mes Vushtrrisë dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Përballja në fushë nuk solli edhe aq momente të mira futbolli, me ndeshjen që përfundoi 1-0 në të mirë të kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.

Arb Manaj shënoi për 1-0 në minutën e 77-të, për t’ia dhënë tri pikët Dritës në përballjen e sotme.

Tensione pati jashtë fushës, gjatë tërë ndeshjes pothuajse.

Në pjesën e parë, pa paralajmëruar, tifozëria e Dritës, “Intelektualët” u fut në stadiumin në Hajvali, teksa “Forca” e Vushtrrisë tentoi t’i sulmojë.

Mirëpo, për të shmangur përplasjet fizike ndërhyri Policia e Kosovës dhe situata në vazhdim u qetësua.