Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tensione në Kuvend, Shala i PDK-së ia ‘‘merr’’ mikrofonin Kusarit: Ftohet sigurimi

Tensione në Kuvend, Shala i PDK-së ia ‘‘merr’’ mikrofonin Kusarit: Ftohet sigurimi

Në një pikë të seancës të Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së entje ku po diskutohet për raportin e Departamentit të Shtetit, ka pasur tensione ku deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ia ka kapur mikrofonin e foltores deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Këtu u detyrua të ndërhyjë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila ftoi Shalën, e më pas edhe Salih Zybën që shkoi të foltorja, të kthehen në vendet tuaja.

“I nderuar e shkell rregulloren, uluni të gjithë…z. Shala në vendin tuaj…z.Zyba ju lutem në vendin e juaj.” – u shpreh ajo.

Më pas, Bogujevci ftoi sigurimin në sallë:

Mos më detyroni me thirrë sigurimin për të dytë, sigurimi e hjekni prej sallës z.Shalën dhe z.Zybën. Sigurimi tani në sallë, largon 2 deputetët që i përmenda me emër.” – tha ajo.

“E kam të pamundur në secilën seancën ku burrat çohen në këmbë e më tregojnë mu…mjaft më. – u shpreh tutje.

Por, sigurimi si duket nuk dëgjoi këto thirrje dhe nuk u paraqit në sallë.

Meqë sigurimi nuk po hyn dhe nuk e dëgjon kërkesën e kryetares, kur osht e rregullume me rregullore të Kuvendit.” – tha në fund Bogujevci./Nacionale/