Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tenderi mbi 30 mijë euro për furnizimin e shkollave me mallra- Pushteti i LDK’së në Dragash akuzohet për skandal korruptiv

Tenderi mbi 30 mijë euro për furnizimin e shkollave me mallra- Pushteti i LDK’së në Dragash akuzohet për skandal korruptiv

Pushteti i Bexhet Xheladinit të LDK’së në Dragash është duke u akuzuar për vjedhje gjatë furnizimit të shkollave me kositëse të barit. Sipas pretendimeve të opozitës, në tender një kositëse ka kushtuar 235 euro, ndërsa DKA në realitet ka blerë një kositëse 60 euro. 

 

Me 24 qershor të këtij viti, komuna e udhëhequr nga Bexhet Xheladini i LDK’së, kishte nënshkruar kontratë për “Furnizimin me material teknike për mirëmbajtjen e shkollave në komunën e Dragashit.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate kishte qenë 39.127.56 euro.

Ky tender përbëhet nga një listë, mjaft e gjatë.

Psh disa prej gjërave të blera në listë janë: Lopatë hashov (lopatë fiskarës – Liraqkë) me bisht druri 0.50m, Karrocë dore (kolic) e Galvanizuar, Kapaciteti: 100L, Trashësia e kazanit: 0,90mm,Trashësia e shasisë: 1,50mm. Krehër bari, me bisht druri, gjatësia e bishtit: 1.50m , dhëmb: 16 copë (gërbujë). Kaçavida, set 1/6 copë, për tension 1000w, Maja Krom Vanadium, e forcuar, Maja e Nxire, Doreza në formë, Përbërë nga tre materiale, Vrimë për ta varur, në shumëllojshmëri madhësish.

Kositëse bari për parqe me lënd djegëse min 1400 Wat,min 3 nivele,kapaciteti min 50 liter. Sopatë, Materiali Celik, me dorezë (bisht) druri, gjatësia e bishtit (dorëzës):0.50m-1m, masa:1500g. Sopatë, Materiali : Celik, me doreze (bisht) druri, gjatësia e bishtit (dorëzës):0.50-1mm, masa:2000g. Shkallë 1/4, materiali: alumin, numri i pedalimit: Shkalle me 4 hapa, Funksioni: Shkallë paluese. Shkallë 1/6, materiali:alumin, numri i pedalimit: Shkalle me 6 hapa, Funksioni: Shkallë paluese.

Mirëpo, janë ngritur dyshime rreth blerjes së 12 kositëseve të barit për parqe me lëndë djegëse min 1400 Wat, min 3 nivele, kapaciteti min 50 liter.

Sipas pretendimeve të opozitës, dyshohet se në tender është vendosur çmimi më i madh, ndërsa në realitet janë blerë me çmim shumë më të lirë.

Sipas disa fotove që ka publikuar PDK’ja në Dragash, çmimi për një kositëse në tender ka kushtuar 235 euro.

Dhe siç pretendohet, kositset në realitet janë blerë me çmim prej 59.90 euro.

“Në vend se të furnizimit me kositëse me lëndë djegëse (benzin apo dizel), siç ishte tenderi, hajdutët (stafi i Kryetarit) i kanë furnizuar shkollat me kositëse te barit me rrymë, që kushtojnë shumë më lirë. Pra, çmimi i furnizimit ka qenë 235 euro, ndërsa hajdutët, që kanë furnizuar shkollat, në emër te makines kositëse me lënd djegëse (naftë apo benzine) kanë blerë makine kositëse elektrike, çmimi real i së cilës është 59.90 euro.

Pra, për një kositëse te parkut kanë vjedhur 175 euro x 12 copa =2100 euro“, thuhet në reagim.

Tutje nga kjo degë, kanë kërkuar që ky rast të hetohet nga Prokuroria e shtetit.

“Ne dega e PDK-së ne Dragash, kërkojmë nga Prokuroria e shtetit qe të hulumtojë këtë rast si dhe rastet e tjera korruptive dhe keqpërdoruesit të dënohen”.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Dragashit, të cilët njoftuan sapo të marrin përgjigje nga menaxheri i tenderit për furnizim me mallra për shkollat e komunës së Dragashit, lidhur me këto pretendime do të na njoftojnë.

Mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.org/