Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tenderi 3.4 milionë euro, do të asfaltohet rruga për në fshatrat e braktisura të Kamenicës

Tenderi 3.4 milionë euro, do të asfaltohet rruga për në fshatrat e braktisura të Kamenicës

Ministria e Infrastrukturës i ka nisur sot procedurat e prokurimit për projektin e rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugës rajonale R124 që shpije për dy fshatra të “harruara” të Komunës së Kamenicës.

Të mërkurën, MI-ja hapi procedurat e prokurimit për asfalitimin e rrugës që lidh Shipashnicën me Desivojcën dhe Tërrstenën, dy fshatrat kufitare në skajin lindor të Kosovës, të braktisura në masë të madhe nga popullata.

Projekti është paraparë me ndarjet buxhetore të vitit 2024 dhe vlera e parashikuar e tenderit është 3.4 milionë euro.

MI-ja ka ftuar kompanitë e interesuara të ofertojnë në tender.

Kohëzgjatja e përfundimit të punimeve është 195 ditë nga nënshkrimi i kontratës.