Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka lënë prapa problemet me futbollistin Jadon Sancho.
24-vjeçari anglez kishte përplasje verbale me tekniun holandez, ku si pasojë u largua nga ”Old Trafford” dhe u huazua te Borusia Dortmund.
Një vit më vonë, Sancho u rikthye tek Manchester dhe ka zgjidhur problemet me Ten Hag.
“Ne folëm mirë. Të gjithë mund të bëjnë një gabim. Ne tërheqim një vijë dhe vazhdojmë. Ky klub ka nevojë për lojtarë të mirë dhe një gjë është e sigurt: Jadon është një lojtar shumë i mirë. Shpresoj se do të klikojë dhe do të kontribuojë në suksesin tonë.”, deklaroi Ten Hag.