Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka marrë vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e Jadon Sancho në klub.
Anglezi nuk ka luajtur për United që nga gushti pasi u përfshi në një mosmarrëveshje publike me trajnerin holandez.
Pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit më 6 shtator, Ten Hag pohoi se Sancho nuk u zgjodh në skuadrën e ditës së ndeshjes për shkak të paraqitjeve nën nivel në stërvitje.
Por, anësori nuk u pajtua me këtë vlerësim, duke lëshuar një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale duke pretenduar se ai ishte bërë një cak sulmi nga strategu holandez.
United lëshoi një deklaratë më 14 shtator, duke konfirmuar se Sancho aktualisht po përfundonte një ‘program trajnimi personal’ larg skuadrës së parë.
Tani, sipas Daily Mirror, Ten Hag i ka bërë të qartë bordit të klubit se Sancho duhet të shitet në janar nëse ai vazhdon të refuzojë t’i kërkojë falje.
Mediumi shton më tej se United është i gatshëm të subvencionojë pagat e tij prej 300,000 eurosh në javë, në mënyrë që të bien dakord për një lëvizje huazimi me një klub tjetër – me Juventus dhe Borussia Dortmund që thuhet se janë të interesuara.
/TV Arbëria