Erik Ten Hag ishte afër shkarkimit nga Manchester United, pas një sezoni zhgënjyes.
Por holandezi shpëtoi pasi arriti ta fitonte trofen e Fa Cup, dhe drejtusit e ”Djajve të Kuq” ia dhanë edhe një shans tjetër.
Së fundi, Ten Hag ka deklaruar se dëshiron ta kthejë Manchesterin aty ku i takon, duke fituar Premierligën dhe Ligën e Kmpionëve, por sipas tij janë ende larg për ta arritur këtë qëllim.
”Ne duam që ky klub të kthehet aty ku ishte më shumë se një dekadë më parë, tek një klub që fiton Premier League, i cili mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Ne jemi me të vërtetë shumë larg kësaj, mendoj. Standardet tona, normat dhe vlerat tona, ende duhet të rriten.”, ka deklaruar Ten Hag.