Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Temperaturat e larta në Kili shkaktojnë zjarre masive, të paktën 19 persona humbën jetën

Temperaturat e larta në Kili shkaktojnë zjarre masive, të paktën 19 persona humbën jetën

Të paktën 19 persona janë mbytur nga zjarret intensive të pyjeve rreth një zone me popullsi të dendur të Kilit qendror.

Zjarret intensive kanë shkatërruar gjithashtu rreth 1,100 shtëpi, sipas autoriteteve.

Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Toha tha se aktualisht janë 92 zona pyjore që po digjen në qendër dhe në jug të vendit, ku temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të larta këtë javë.

Zjarret më vdekjeprurëse janë regjistruar në rajonin e Valparaiso-s, ku autoritetet u kërkuan njerëzve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që zjarrfikësit, ambulancat dhe automjetet e tjera të urgjencës të mund të kalonin tranzit me lehtësi më të madhe.

Toha nuk dha detaje për 19 viktimat.

Powered by WordPress