Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa rekomandime për qytetarët, me qëllim mbrojtjen nga temperaturat e larta dhe ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet.
IKSHPK këshillon qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat dhe rrezatimi UV janë më të larta.
Po ashtu, rekomandohet përdorimi i kapelave, syzeve të diellit dhe kremrave mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.