Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Telefonata e Vuçiqit me Trump, a është shenjë se Kosova po mbetet pas Serbisë në Shtëpinë e Bardhë?

Telefonata e Vuçiqit me Trump, a është shenjë se Kosova po mbetet pas Serbisë në Shtëpinë e Bardhë?

Thuajse të gjithë liderët botëror kanë treguar entuziazmin e tyre për rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke u shprehur edhe të gatshëm për të filluar një bashkëpunim sa më të mirë me presidentitn e ri amerikan, shkruan TV Arbëria.

Por përkundër liderëve të tjerë, duket se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e ka shumë për ngut krijimin e raporteve me Trump, pasi ai është shprehur se aktualisht është fokusuar në komunikimin me administratën aktuale, e cila i ka edhe dy muaj.

“Ne punojmë me administratën e SHBA-ve, pavarësisht se cila parti është. Këtë e kemi traditë që na kanë sjellë SHBA-të”.

“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshëm dhe me gjithë përkushtimin dhe serioziteint tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”

“Unë do të kisha veçuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë dhe energjisë. Do të kemi bashkëpunim e komunikim në të ardhmen, aktualisht bashkëpunojmë me administratën aktuale e cila do të jetë atje edhe më shumë se 2 muaj”, kështu ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë Alaksander Vuçiq nuk ka humbur kohë për të komunikuar me Trump, ai madje pasi zhvilloi këtë bisedë telefonike u shpreh se ky është një sukses i madh për Serbinë.

Gjithashtu deklaroi se ai është ndër 10-15 liderët e parë botëror me të cilët bisedoi Trump pas fitores.

“Është një nder i madh për vendin tonë të vogël, një sukses i madh për vendin tonë. Nuk e bëra sepse është një sukses i madh për mua personalisht, është një sukses i madh për vendin tonë. Shpresoj se do ta bëjë Serbinë më të mirë. Ne po punojmë për Serbinë, për të përmirësuar marrëdhëniet tona me SHBA-të, për të avancuar në këto marrëdhënie, për të mbrojtur dhe përmirësuar ekonominë”, kështu deklaroi Vuçiq.

Lidhur me këtë çështje ka folur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se politika e jashtme amerikane nuk ndërtohet me një telefonatë, por janë disa parime që duhet ndjekur, gjithashtu potencon se me Trump-in në krye, Kosova do të ketë mbështetje edhe më të madhe.

“Politika e jashtme amerikane nuk ndërtohet me një telefonatë dhe kush e thërret i pari për ta uruar, janë disa parime, janë disa qëllime, janë disa vlera mbi të cilat ajo ndërtohet dhe bazohet, unë jam mëse i bindur se presidenti Trump do të ofrojë mbështetje edhe më të madhe për Kosovën, do të ofrojë shpejtësi të re, dhe vendimmarrje më të qartë në raport me Kosovën, meqë republikanët njihen për një parti politike e cila merrë vendime”, ka thënë hoxhaj.

Ai tutje komenton deklaratat e presidentit të Serbisë, thotë se po përpjeket të krijojë një përceptim se pas ndryshimit të administratës në Uashington do të ndryshojë politika amerikane në raport me vendet e rajonit.

“Prandaj edhe përpjekja e Vuçiqit është më shumë për të krijuar një përceptim se gjoja se ndryshimet e administratës në Uashington do të përcillet me një ndryshim të politikës amerikane në raport me rajonin, pork jo është e pavërtet është një manipulim tipik sesi Vuçiq e bën, dhe n’varet shumë prej asaj se si qeveria e ardhshme e Kosovës dhe qeveria aktuale e Kosovës, se sa do të jenë në gjendje që tash të marrinn kontakte, jo vetëm me Trump-in, dhe me atë që mund të bëhet sekretar I shtetit, por edhe me ekipet që do të merren me ballkanin, t’I shpjegojnë para tyre prioritetet e Kosovës… “, ka thënë Enver Hoxhaj nga PDK-ja.

Ndiqni videon:

Powered by WordPress