Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Teleferiku i njohur malor në Zvicër rrit çmimet, banorët do të paguajnë më shumë

Teleferiku i njohur malor në Zvicër rrit çmimet, banorët do të paguajnë më shumë

Banorët e Zvicrës do të paguajnë më shtrenjtë për të vizituar malin Säntis, pasi teleferiku i njohur do të ndryshojë sistemin e çmimeve.

Kompania ka njoftuar se do të tërhiqet nga sistemi i kartës gjysmëtarifore (Half Fare) të SBB-së dhe do të aplikojë një tarifë fikse prej 50 frangash për biletën vajtje-ardhje për të gjithë të rriturit.

Ndryshimi nuk do të ndikojë te turistët e huaj, pasi ata edhe më parë paguanin çmimin e plotë. Megjithatë, shumica e banorëve të Zvicrës, të cilët përdorin kartën gjysmëtarifore, do të përballen me një rritje të kostos së udhëtimit.

Drejtori menaxhues i teleferikut, Jakob Gülünay, tha se kompania po heq dorë nga një sistem që krijonte çmime të ndryshme për kategori të ndryshme udhëtarësh.

“Po zëvendësojmë një sistem që më parë krijonte çmime të ndryshme. Kjo ka ndikim te vizitorët tanë vendas dhe ne e themi këtë hapur”, u shpreh ai./Albinfo.ch