Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Telashet në ueb-faqet e institucioneve, flasin nga Qeveria

Telashet në ueb-faqet e institucioneve, flasin nga Qeveria

Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, ka folur për telashet në qasje të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës, ueb-faqen e Qeverisë si dhe në platformën e-Kosova, duke thënë se ka pasur probleme teknike të cilat u rregulluan shpejt

Tutje, ai tha se tani ato janë sanuar dhe janë funksionale.

“Në mëngjes ka pasur një problem teknik i cili është rregulluar shpejt. Të gjitha webfaqet tani janë funksionale”, tha ai për rtv21.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, ueb-faqja e Qeverisë dhe platforma e shërbimeve online, e-Kosova ishin jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.