Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Telashet me gypa – Banorët e lagjes “Kalabria” mbesin pa ngrohje

Telashet me gypa – Banorët e lagjes “Kalabria” mbesin pa ngrohje

Nata e së hënës ishte ndër më të ftohtat për familjen e Luan Pllanës.

Mirëpo jo vetëm për të por edhe qindra banorë të Lagjes “Kalabria”.

Që nga ora 19:00, është ndalur ngrohtorja “Termokos” pas shpërthimit të një gypi nëntokësor në këtë lagje.

“Ftohtë e kemi pas mbrëmë tash unë për veti dmth si person edhe me gruan time me familjen time i kemi disa fëmijë të vegjël, ne jemi kujdes, jemi mbuluar më shumë, por fëmijët natën shplohen dhe janë mësuar me pas më ngrohtë”, tha banori i lagjes “Kalabria”

E ai e konsideron gabim mosparalajmërimin nga ana e “Termokosit” për problemin e shfaqur.

“Kemi pas një ndërprerjes të nxemjes pa paralajmërim nga ana e ‘Termokosit’. Ne tek ma vonë banorët e kemi kuptuar që ka qenë një prishje në lagjen tonë. Mirëpo gabim i ‘Termokosit’ është që është dashtë me lajmërua që ne mu përgatit”, tha Pllana.

Ekipet e “Termokosit” kishin dalë në terren për ta sanuar problemin që në orët e mëngjesit të së martës.

“Sado që ekipet janë organizuar, ka pasur edhe ekipe shtesë që kanë shkuar për të ndihmuar ekipin  Lagjes Kalabria, megjithatë kanë punuar deri në orët e vona të natës por nuk kanë arritur të evitojnë këtë rrjedhje pasi që është në një distancë mjaftë të gjatë të gypit të rrjetit të ngrohjes. Nga orët e mëngjesit, ekipet tona janë duke punuar atje dhe shumë shpejtë pritet sanimi i problemit atje”, tha zëdhënësja e “Termolkosit”, Afërdita Uka.

Banorët e kësaj zone presin që sa më parë të rregullohet gypi i prishur.

“Në bazë të informatave kanë thënë që sot me rregullu. Duhet me ndërmarrë diçka mos me lanë këtë lagje pa nxemje në këtë kohë por varet krejt prej dëshirës prej mundësisë”, tha banori Feti Tërshnjaku.

Në këtë lagje, 25 objekte banesore ngrohën nga “Termokos”./teve1