Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50km/h.

“Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani të Ferizajt, rreth orës 01:25, ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj)”, thuhet në njoftim.