Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tedi Blushi hedh letra drejt Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës – përplaset fizikisht me këshilltarin e PS! Kryebashkiaku: Rrugaçi të ndëshkohet! Meta: Sulm ndaj PL-së

Tedi Blushi hedh letra drejt Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës – përplaset fizikisht me këshilltarin e PS! Kryebashkiaku: Rrugaçi të ndëshkohet! Meta: Sulm ndaj PL-së

Me tensione mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës ka nisur dhe është mbyllur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në nisje të mbledhjes u përfshi nga debatet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe hodhi letra drejt tij.

Më pas një tjetër incidentit ndodhi mes Blushit me Këshilltarin e PS Halit Valteri çka solli dhe mbylljen e mbledhjes. Valteri denoncon Blushi se e ka goditur me grusht dhe sende të forta.

Për incidentin Veliaj ka reaguar në rrjete sociale ku shkruan se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”. Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.

“Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, shkruan Veliaj.

Një reagim në rrjete sociale ka bërë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta sipas të cilit kryebashkiaku Veliaj dhe Halit Valteri sulmuan Blushin, dhe se për këtë veprim shton ai “do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituar”.

“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tone”, shton Meta.Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.