Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 20 mjekë e profesorë nuk e deklaruan pasurinë, ja çfarë masa ndëshkuese po paralajmërohen

20 mjekë e profesorë nuk e deklaruan pasurinë, ja çfarë masa ndëshkuese po paralajmërohen

Nga mbi 2100 mjekë e profesorë që i janë nënshtruar procesit të deklarimit të pasurisë, janë vetëm 20 që nuk e kanë kryer këtë obligim brenda afatit.

“Deri më tani, para përfundimit të verifikimit dhe kontrollimit për ndonjë lëshim teknik, rezultojnë rreth 20 profesorë dhe mjekë që nuk e kanë kryer brenda afatit këtë obligim”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Aktualisht APK-ja është duke i verifikuar dhe kontrolluar listat e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët.

Ndërsa, pas përfundimit të kësaj për ata që nuk e kanë deklaruar fare pasurinë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të filloj me shqiptim të gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore.

“Pas përfundimit të verifikimit dhe kontrollimit për ndonjë lëshim teknik në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia do të filloj me shqiptimin e gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore të tyre”, kanë bërë të ditur nga APK-ja.

Kurse, publikimi i pasurisë për këto dy kategori do të bëhet në afat të rregullt njëjtë sikurse edhe me zyrtarët e tjerë, në fund të muajit prill. /Front Online/

Powered by WordPress