Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Të verdhë e jeshilë – Si t’i përdorni limonët me zgjuarsi

Të verdhë e jeshilë – Si t’i përdorni limonët me zgjuarsi

Limonët, të verdhë e jeshilë janë agrumet më të shëndetshme për njeriun.

Lëngu apo tuli i tyre është i pasur me vitamina dhe minerale por në dallim me agrumet e tjera, limonët përmbajnë më pak sheqer.

Limonët kundër rrudhave.

Kjo aftësi vjen falë përmbajtjes së vitaminës C në formën e acidit askorbik.

Trupi është i paaftë ta prodhojë atë, ndaj e merr nga ushqimi.

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit që e mban lëkurën të ushqyer dhe të mirëmbajtur.

Pa kolagjen, lëkura nis e rrudhet.

Rrudhat janë pjesë natyrale e plakjes por me vitamina dhe ushqyesit e duhur mund ta ngadalësoni.

Energji dhe gjallëri.

Thiamina dhe riboflavina, janë pjesë e grupit të vitaminave B që e kthejnë ushqimin në energji.

Ato i ndihmojnë qelizat që rriten dhe të zhvillohen.

Një limon mesatar plotëson pjesërisht nevojat për këto vitamina çdo ditë.

Antioksidantët.

Vitamina C, flavonoidët, acidet fenolikë, vajrat esencialë e të tjerë janë pjesë thelbësore e limonëve.

Ato konsiderohen si antioksidantë të fuqishëm dhe luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë probleme të shumta shëndetsore.

Limonët kundër baktereve.

Përmbajtja e lartë acidike i bën limonët idealë për sallata por gjithashtu kundër baktereve si salmonella që gjenden tek ushqimi apo mjetet e kuzhinës.

Përdorni gjysëm gote me uthull dhe gjysëm gote me lëng limoni për të pastruar bakteret në zonën tuaj të preferuar të kuzhinës.

 

Ulin tensionin e gjakut.

Lëngu dhe lëkura e limonëve janë shumë të mirë për të ulur tensionin e gjakut.

Shtrydhni pak lëng limoni në gotën tuaj të ujit përpara se të dilni nga shtëpia dhe do të merrni shumë përfitime.

Parandalojnë kancerin.

Deri më tani nuk ka të dhëna që limonët luftojnë qelizat ekzsituese kancerogjene.

Megjithatë limonët e verdhë dhe jeshilë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë shfaqjen e tyre sidomos në mëlçi, kocka, stomak, gji ose zorrën e trashë.

Limonët për zemrën.

Limonët janë shumë të mirë për shëndetin e zemrës.

Ato përmbajnë flavonoidë që shmangin sëmundjet kardiovaskulare.

Flavonoidët ruajnë nivelet e shëndetshme të yndyrnave dhe sheqernave në gjak.

Limonët për trurin.

Limonët e verdhë dhe ato jeshilë përmbajnë substanca që mbrojnë qelizat e trurit nga substancat toksike.

Falë rolit të tyre kundër inflamacionit, limonët parandalojnë sëmundjet e trurit si Parkinsoni apo Alzheimer.

Limonët dhe kolesteroli.

Nëse përzieni hudhrën me lëngun e limonit mund të ulni nivelet e kolesterolit të keq.

Nivelet e larta të këtij të fundit çojnë në forcimin e arterieve, gjë që shkakton sëmundje zemre, atak në zemër apo goditje në tru.

Gurët në veshka.

Gurët në veshka formohen kur mineralet e shumta në trup grumbullohen në një të vetëm.

Citratet tek limonët dhe agrumet e tjera parandalojnë një akumulim të tillë të rrezikshëm./AgroWeb.org

Powered by WordPress