Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Te targat e veturës u shkruante “Kosova është Serbi”, tre të arrestuar te Manastiri i Deçanit

Te targat e veturës u shkruante “Kosova është Serbi”, tre të arrestuar te Manastiri i Deçanit

Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze, tek targat e së cilës shkruante “Kosova është Serbi”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

Themes by WordPress