Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të shtunën në Klinë bëhet zbulimi i lapidarit të heronjve të familjes Prënademi

Të shtunën në Klinë bëhet zbulimi i lapidarit të heronjve të familjes Prënademi

Të shtunën, më 15 qershor, në Dollc të Klinës do të bëhet përurimi i lapidarit të dëshmorëve të familjes Prënademi.

Në luftën e fundit në Kosovë, familja Prënademi i dha atdheut 4 pjesëtarë: Prend Nduen, Palush Nduen, Preëk Zefin dhe Nikë Gjonin.

Ceremonia e përurimit është njoftuar të nisë në ora 11:00, teksa përgjatë saj do të nderohet sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve/

Ceremoninë në fjalë e ka organizuar vet familja Prënademi, me moton “Amanetin mos e harroni – Shqipërinë ta Ribashkoni – Dëshmorët e Kombit – Lavdi!”.

Në këtë ceremoni të rëndësishme, familja ka ftuar të gjithë miqtë, familjarët, bashkëfshatarët dhe më gjerë.