Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Të shtunën ndodhën 71 aksidente trafiku, Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba në Kosovë

Të shtunën ndodhën 71 aksidente trafiku, Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e rasteve të evidentuara në 24 orët e fundit në vend.

Sipas të dhënave të Policisë, janë regjistruar 71 aksidente trafiku, prej të cilave 23 me të lënduar, ndërsa 48 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,981 tiketa trafiku.

Po ashtu, janë arrestuar 21 persona, ndërsa 19 persona janë dërguar në mbajtje.