Gazeta gjermane “Bild” raporton se nga të shtënat me armë jashtë gjykatës ku po gjykohet Hysein Akkurt, i akuzuari për vrasjen e boksierit kosovar, Besart Nimani, kanë mbetur të plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit.
Për vëllain ky medium raporton se është plagosur në këmbë, e babai raportohet se është plagosur në zemër dhe se është në gjendje të rëndë, derisa një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, e një tjetër është barrikaduar
Akkurt dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.