Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të shtënat me armë në Prishtinë, Kajtazi kritikon Sveçlën: Shko tash lyej gjurmët e plumbave

Të shtënat me armë në Prishtinë, Kajtazi kritikon Sveçlën: Shko tash lyej gjurmët e plumbave

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për nivelin e ulët të sigurisë publike, për të cilën ai ka thënë se nuk ka qenë kurrë më e cenuar sesa në dy vitet e fundit.

Kajtazi ka pyetur nëse ministri i Brendshëm është informuar për ngjarjen e përgjakshme që ndodhi të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë.

“A ka marre vesh Xhelali çka ka ndodhe mrame? A i ka kallxu naj kush per nje lufte te ngjashme me kartelet e Meksikes. E more bukurosh, nuk je emeru ne ate pozite per moler, por per me luftu krimin. Siguria publike kurre nuk ka qene me e cenueme sesa keto dy vjet”, tha sot Kajtazi, në një shkrim të publikuar në Facebook.

“Shko lyj tash gjurmet e plumbave ne Aktash se me gjase veç per moler je!”, ka shkruar me ironi Kajtazi.