Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të shtëna në Berlin, plumbi depërton në Mercedes dhe plagos rëndë shoferin

Të shtëna në Berlin, plumbi depërton në Mercedes dhe plagos rëndë shoferin

Një person është plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në Berlin.

Plumbi dyshohet se ka depërtuar përmes xhamit të përparmë të Mercedes-it dhe ka goditur drejtuesin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën Gottlieb-Dunkel-Strabe, në lagjen Tempelhof.

Pas plagosjes, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, i cili doli nga rruga, kaloi mes disa pemëve dhe përfundoi duke u përplasur me një kabinë tualeti portative, shkruan Bild, përcjell Arbëria TV.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia rrethoi zonën dhe nisi kërkimet për prova, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ishte i qëllimshëm ndaj shoferit.

Hetimet po zhvillohen nga njësia e vrasjeve.

Ky është rasti i dytë i të shtënave të raportuara në Berlin brenda pak orësh.

Mëngjesin e së shtunës, në lagjen Pankow, një person i panjohur dyshohet se qëlloi disa herë me armë zhurmuese ndaj një burri. Autori u largua dhe ende nuk është arrestuar.