Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e së enjten në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Flora Ahmeti.