Një grua ka raportuar se mbrëmë në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale.
“Ankuesja femër, ka raportuar se nga disa të shtëna me armë zjarri i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.Tutje, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /TV Arbëria