Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtëna me armë zjarri në Parlamentin Abkhaz, vritet një deputet dhe plagoset një tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Parlamentin Abkhaz, vritet një deputet dhe plagoset një tjetër

Një ligjvënës në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje brenda ndërtesës së Parlamentit.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur shërbimi për shtyp i Presidencës së rajonit.

Mësohet se ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e Parlamentit, tha zyra e shtypit e Presidentit në detyrë, Badra Gunba, në një postim në Telegram.

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.

Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për të shtënat, dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Abkhazia u shkëput nga kontrolli i Gjeorgjisë në një luftë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.