Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Plagosja ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit.

Top Channel raporton se i plagosuri, Dh. Sh., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë autori, Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve paraprake, autori dhe i plagosuri janë kushërinj me njëri-tjetrin.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën./TCh/