Gjatë ditës së sotme në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha se lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike.
Gjithashtu është sekuestruar një armë.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike.
Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit.