Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll.  ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia./TCh/