Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në Deçan, shkruan Arbëria TV.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë konfiskuar dy gëzhoja të armës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave dhe për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ku nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.