Një incident i armatosur ka ndodhur pranë objektit të gjykatës në Pejë.
Gazeta Insajderi mëson se në afërsi të gjykatës pati të shtëna me armë, ku autori dyshohet se shtiu përpjetë.
Forcat e rendit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Në adresë të Insajderit kanë ardhur edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.
PAMJET: