Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person me pesë plumba në trotuarë

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person me pesë plumba në trotuarë

Krisma armësh janë dëgjuar mesditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia thanë se, një person ka mbetur i plagosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si ‘Komuna e Parisit’.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me ngjarjen. I plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet.