Mbrëmë rreth orës 22:40 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në zonën ku aktualisht po mbahet festivali “Akull n’Verë”.
“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, deklaroi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.