Një person është plagosur me armë zjarri në Talë të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, identiteti i te cilëve ende nuk është bërë i ditur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Autori është larguar menjëherë ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Ende nuk dihen rrethanat e këtij konflikti për të cilin kanë nisur hetimet.