Policia ka njoftaur se rreth orës 11 të natës, në një restorant në fshatin Petrovë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja, ndërsa në parking është gjetur një pistoletë me gaz.
“Fsh. Petrovë, Shtime 02.08.2024 – 23:10. Raportohet se në një restauronte ka të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja, ndërsa në parking është gjetur një pistoletë me gaz. Rasti është duke u hetuar.”- thuhet në njoftim.