Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtëna me armë në Pejë, dy persona në gjendje të rëndë, arrestohet i dyshuari- Prokuroria jep detaje

Të shtëna me armë në Pejë, dy persona në gjendje të rëndë, arrestohet i dyshuari- Prokuroria jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku për shkak të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

Ky i fundit ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

‘’Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona të cilët sipas informatave janë në gjëndje të rëndë. Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Renda dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Peje, gjitha njësitet relevante. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar’’, ka thënë ai.