Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati

Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati

Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar.”, tha ai për Sinjalin.